TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2023, 19:18

“Greku” Pirro Dhima uron Fredi Belerin për fitoren: Drita e së vërtetës mundi errësirën e “terrorizmit”

Shkruar nga Pamfleti

“Greku” Pirro Dhima uron Fredi Belerin për fitoren: Drita e

Edhe pse ndodhet në burg, i arrestuar nën akuzën për shitblerje votash pas një përplasje të ashpër në distancë me kryeministrin Edi Rama, kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Fredi Beleri fitoi zgjedhjet e 14 Majit në bashkinë e Himarës përballë kandidatit socialist, Jorgo Goro.

Në një reagim në Twitter, "greku" Pirro Dhima ka uruar fitoren e Belerit, duke theksuar ndër të tjera se “sot drita e së vërtetës mposhti errësirën e ‘terrorizmit’”.

“Sot drita e së vërtetës mposhti errësirën e “terrorizmit”. Urime Fredi Belerit dhe qytetarëve të Himarës historike që me krenari drejtuan staturën e tyre duke shkruar faqen e tyre në librin e historisë së këtij Vendi. #Beleri”.

pirro dhima fredi beleri zgjedhjet lokale në shqipëri bashkia e himarës

Lini një Përgjigje