
Pedagogia dhe ekspertja e komunikimit, njëherësh anëtare e kryesisë së PD, Jonila Godole, ishte këtë të shtunë e ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, ku foli për procesin zgjedhor.
Godole tha se qytetarët nuk kanë votuar Partinë Socialiste, por kundër opozitës dhe figurave kryesore politike të saj. Sakaq tha se ka një tendencë që Partia Socialiste të fitojë zgjedhjet.
“Teza ime ka qenë që opozita nuk ishte një alternativë qeverisëse për shqiptarët. Nuk ka dalë ende informacioni për Këshill Bashkiak. Ka tendencë për një fitore të thellë të PS-së. Për mua është e pakonceptueshme, për shkak të skandaleve të korrupsionit. Përveç gjuhës polarizuese, abuzimi me administratën dhe fondet publike do i shohim edhe në vijim. Si ka mundësi që PS ka fituar kaq thellë. Jam e sigurt se kjo fitore e PS është një votë kundër opozitës.
2/3 të kutive janë numëruar, por tendenca është e qartë se Erion Veliaj është fituesi i zgjedhjeve. Bejkon e paralizoi fakti që një pjesë e lidershipit të PD nuk e ndau mendjen 1 vit ose 6 muaj më parë, nuk e organizuan partinë, nuk e filloi fushatën në vjeshtë, por vetëm disa javë më parë. Mbase edhe nga ana tjetër që ishte kritika ndaj Foltores dhe Berishës sesa një vizion për qytetin. Ndoshta do duhej një gjuhë dhe qasje tjetër. Kush do që të votojë kundër Berishës voton për qeverinë socialiste. Unë i shoh të lidhura si një binom. Manipulimi i votave nuk kryhet ditën e zgjedhjeve. Pjesa që ka dashur ndryshimin ka votuar Arlind Qorin.
Unë pash dje situatën në Elbasan dhe kjo duhet analizuar në shumë plane. Mund të kishte ndodhur për hir të një fitoreje.
Ne jemi mësuar me këto alibi që ia kanë dalë që asnjë forcë nuk pranon rezultatin. Pati një risi në këto zgjedhje, ku Arlind Qori tha se ‘nëse humbasim do mbajmë përgjegjësi të plotë dhe nuk do ia hedhim fajin askujt’. Rama nuk është një aktor i ri politik, nuk ka shpikur metoda, ndoshta ka perfeksionuar metodën e manipulimit të votës. Nuk mund të ketë alibi për klasën politike. Humbja e PD në Veri është diçka që kërkon reflektim për votuesin shqiptar që është më pragmatist. Rama me gjuhën e tij shantazhuese i ka bërë shantazh shqiptarëve. Është një shantazh i padrejtë për elektoratin. Arteria dhe rruga më qendrore është aksi i Veriut, i cili është lënë në gjendje skandaloze. PD nuk ka investuar në Shkodër dhe ka menduar se do ketë Veriun e Shqipërisë. Është mandati i tretë, strukturat janë të lodhura dhe qytetarët mbase bëhen dhe pragmatistë.
Ne duam që të votojë dhe diaspora, ta mendosh që nuk menaxhojmë këto gjëra që janë bazike. Kjo mbetet një problematikë e rëndësishme dhe nuk e kuptoj dot si Shqipëria nuk ia del dot të përgatitet. Është e pafalshme. Populizimi i opozitës dihet, alibia do jetë që Rama vodhi votat dhe nuk them se baza është jo e vërtettë. Një alibi është dhe kjo e procesit elektronik. Ne për këto duhet të protestojmë. Besoj nuk ka vullnet politik për ta bërë këtë. Ne jemi tek ajo që shkëlqen nga jashtë.
Kam frikë për votën e diasporës për vitin 2025. Ne e dimë si fitohen zgjedhjet në Shqipëri. Unë shoh a janë shtuar votat PS. Mua më rezultojnë pothuaj të njëjtat shifra. PS as nuk shton dhe as nuk ul, kjo nuk është një gjë e mirë. Opozita humbi në bastionet e veta dhe kjo është një kambanë që duhet të bjerë”, tha Godole.
Lini një Përgjigje