
Përfaqësuesit e Komitetit të Helenskit, Anda Kruetani dhe Eridon Maçolli në një intervistë për “Panorama Tv” kanë komentuar zgjedhjet vendore të cilat u mbajtën dje, ku kanë ngritur shqetësime për shitblerjen e votës dhe presionin ndaj qytetarëve nga administrata.
Kruetani tha se edhe forcat politike nuk respektuan heshtjen zgjedhore, pasi kanë publikuar materiale politike në rrjetet sociale.
Nga ana tjetër, Maçolli tha se në këto zgjedhje është cenuar dhe fshehtësia e votës dhe se prokuroria duhet të hetojë më tepër mbi krimet zgjedhore.
Pjesë nga biseda në studio:
Anda Kruetani: Heshtja zgjedhore nuk është zbatuar nga pothuajse të gjitha forcat politike, publikuan materiale në rrjetet sociale.
Eridon Maçolli: Zgjedhësit kanë pasur probleme për mënyrën e votimit, nuk dinë si të votojnë. Asistenca nga ana e familjarëve ngrinte shqetësim, por dhe pajisja e votimit elektronik. Duhet të ketë reflektim, palët duhet të respektojnë procesin elektronik dhe mos të ketë dyshime mbi rezultatin.
Përdorimi i celularit?
Maçolli: Ka pasur situata ku komunikohej dhe transmetohej emri i zgjedhësit. Por dhe aplikacione të caktuara në favor të partive politike, nuk janë gjetje rastësore dhe se fshehtësia e votës është cenuar. Emri i zgjedhësve përdorej në qendrën zgjedhore. Rastet më flagrante të shitblerjes së votës janë vepër penale, ku administrata intimidon zgjedhësit. Krimet zgjedhore nuk janë hetuar në tërësi, prokuroria mjaftohet me hetimin dhe dërgimin e hetuesit, por nuk i shkon në themel këtij problemi dhe të identifikohen forcat politike.
Lini një Përgjigje