TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2023, 11:51

Ndërpritet procesi i numërimit në Finiq, i bie të fikët numëruesit 

Shkruar nga Pamfleti

Ndërpritet procesi i numërimit në Finiq, i bie të fikët

Procesi i numërimit është ndërprerë në Finiq, pasi një numëruesi i ka rënë të fikët. Ai është rrëzuar nga platforma ku po kryhej procesi i numërimit dhe është dëmtuar.

Bëhet fjalë për një numërues të partisë MEGA. Rezultati është i ngushtë. Deri tani janë numëruar 36 kuti nga 50 dhe kryeson Romeo Çakuli i partisë MEGA me 39.73%. Leonidha Hristo i BF me 30.55% dhe Leonidha Papa i PS me 29.72%.

 

Lini një Përgjigje