
Në bashkinë Kurbin ende nuk ka nisur procesi i votimit, pasi ende po dorëzohen materialet nga qendrat e votimit përreth.
Ndërkohë në Kzaz nr.15 janë dorëzuar 216 kuti nga 74 qendrat e votimit të bashkisë Kurbin. Numërimi për këta bashki pritet të fillojë rreth orës 1:00 pas mesnate, ndërkohë është raportuar edhe një incident.
Siç mësohet një kuti e njësisë administrative në Mamurras është dëmtuar në pjesën e poshtme të saj gjatë transportimit për në Kzaz dhe sipas komunikimit me kryetarin e Kzaz, kjo kuti rezulton e pavlefshme dhe votat brenda saj nuk do te numërohen. Ndërkohë që nuk raportohet për probleme të tjera.
Lini një Përgjigje