TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Maj 2023, 22:49

“Ka djegur flamurin e Shqipërisë para kamerave”, Artan Hoxha për Fredi Belerin: Nuk duhet të ishte fare kandidat

Shkruar nga Pamfleti

“Ka djegur flamurin e Shqipërisë para kamerave”,

Gazetari Artan Hoxha duke komentuar arrestimin e kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri tha se ai ishte një individ që nuk duhej kandiduar.

I ftuar në emisionin “Opinion”, ai tha se pavarësisht që nuk ishte dënuar, Beleri ka qenë i përfshirë në masakrën e Peshkëpisë. Hoxha shtoi se ndër të tjera në vitin 2003, Beleri  u dënua për djegie të flamurit shqiptar para kamerave.

Fredi Beleri është dënuar nga gjykata e Vlorës me 3 vjet burg për ngjarjen e 2003. Për dhunim dhe gjuhën e urrejtjes ndaj simboleve kombëtare. Një njeri që e ke dënuar për këtë vepër penale dhe e kandidon? Kanë djegur flamurin e Shqipërisë para kamerave”, tha Hoxha duke shtuar se sot, gjithë Ambasada greke ka qenë në Himarë.

beleri hoxha arrestimi

Lini një Përgjigje