TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet15 Maj 2023, 18:06

Nis “revolta”/ Demokratët e thjeshtë irritohen me Saliun e shpurën e tij: Zhdukuni të gjithë, ky rezultat ishte përdhunim për PD (+18)

Shkruar nga Pamfleti

Nis “revolta”/ Demokratët e thjeshtë irritohen me Saliun

Disfata në zgjedhjet vendore dhe justifikimet në media se u blenë votat kanë irrituar tej mase demokratët. Sali Berisha dhe Ilir Meta pa pikë turpi dolën sot dhe deklaruan se nuk e njohin humbjen, duke mos ju nxirë faqja para atyre që i votuan. Kishin 3 muaj që deklaronin se Rama do shpartallohet, por në fakt u katandisën si mos më keq.

Padyshim ky rezultat ka shkaktuar irritim. Demokratët e thjeshtë nuk e hanë më “sapunin për djathë”. Një ndër ta është dhe Ilir Vernozi, i cili njihet nga të gjithë në rrjetet sociale. Ai e ka treguar se është demokrat dhe ka marr pjesë në çdo miting e protestë. Por në një reagim në rrjetet sociale si ka shfaqur revoltën e tij. Sipas tij ky rezultat ishte përdhunim për PD. Por ai shtoi se fajin nuk e ka Rama, por Berisha dhe ata që drejtojnë PD.

Ky ka qenë një përdhuni që ju bë demokratëve. Të zhduken të tërë. Këta deputetë të japin dorëheqjen. Të mbajnë përgjegjësi, të gjithë. Asnjë fytyrë mos të hyjë aty se e përdhunuan popullin demokrat. Kam që në 2013 rrugëve. Mos u justifikoni na i vodhi Rama se është turp. Bravo i qoftë, pse nuk e mbron votën? Ik pirdhu nëse nuk e mbron. O mbro votën, o ik. Na përdhunuan, ju kot tani”, shprehet ai.

pd revolta irritimi

Lini një Përgjigje