
Kreu i ‘Lëvizja Bashkë’, Arlind Qori ka deklaruar se po pret përfundimin e numërimit të votave për të mbajtur një qendrim në lidhje me zgjedhjet e 14 majit. Në një prononcim për “Euronews”, Qori tha se do të analizojë gjithçka kuti pas kutie.
“Po pres përfundimin e procesit, gjithçka mund të ndodhë. Nuk kam ndonjë koment për momentin. Do të analizojmë kuti pas kutie dhe do të dalim edhe me një qendrim. E kam thënë që në fillim që do marrim nga 5-15 mijë vota, jemi aty midis, kështu që nuk kam çfarë them më shumë”, – u shpreh Qori.
Në këtë garë, Lëvizja “BASHKË” edhe pse u krijua si formacion politik vetëm pak muaj para zgjedhjeve, ia ka dalë që të lërë pas krahëve edhe PD e Alibeajt, me kandidatin e tyre, Roland Bejko, i cili deri më tani ka arritur të marrë 10316 vota, ose 4.28 %.
Lini një Përgjigje