TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2024, 08:03

Temperatura të larta dhe pluhur afrikan, si parashikohet moti për ditën e sotme

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura të larta dhe pluhur afrikan, si parashikohet moti për

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites. Mjegullinë në zonat luginore në orët e mëngjesit. Prezencë e grimcave të pluhurit afrikan në ajër.

Era pritet të fryjë me drejtim jugperëndim-veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe lugina në orët e mesditës era fiton shpejtësi 6-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-3 ballë.

Lini një Përgjigje