TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2024, 07:21

Çfarë do të ndodhë me mandatin e Belerit si eurodeputet? Suli: Nëse shpallet i pafajshëm do e lërë për Himarën!

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë do të ndodhë me mandatin e Belerit si eurodeputet?

Sekretari i OMONIA-s, Marin Suli, ka folur lidhur me madatin e fituar të Belerit si eurodeputet. Suli tha se nëse Fredi Beleri do të shpallet i pafajshëm nga Apeli i GJKKO, ai do të lërë mandatin e eurodeputetit për të kryer funksionin e kryebashkiakut të Himarës.

Ai tha se ka pak gjasa që Beleri të shpallet i pafajshëm në Apelin e GJKKO-së, por theksoi se Beleri do të vijojë betejën e tij për drejtësi deri në Gjykatën e Strasburgut.

“Nëse Apeli e shpall ashtu siç është realisht, të pafajshëm, Beleri do të shkojë dhe do bëjë detyrën e kryetarit të Bashkisë, mandat të cilin ja besoi populli i Himarës dhe do japë dorëheqjan nga mandati i europarlamentarit.

Në rast se nuk ndodh, që ka më shumë propabilitet sepse drejtësia është me regji dhe është rilindase, do vijojë të gjitha shkallët e gjykimit deri në Strasburg ku do të marrë pafajsinë dhe dëmet do i paguajmë të gjitha ne. Mandatin për eurodeputet do e vahzdojë”, tha Suli pë “Euronews”.

Lini një Përgjigje