
Gazetari investigativ Artan Hoxha tregoi detaje të reja për arrestimin në Itali të Aleksandër Ndrekës, i njohur si “Leksi i druve”.
Sipas Hoxhës SPAK po kërkon që ta kthejë në bashkëpunëtor të drejtësisë Ndrekën, sepse ai di shumë detaje për ngjarjet e rënda në disa zona.
“’Leksi i druve’ është personazh që u bë i rëndësishëm pas operacionit të fundit “Revanshi” me mbi 50 masa arresti. SPAK nuk u kufizua vetëm te bisedat e kriptuara, por duhet të kesh një dosje dhe asaj t'i bashkëngjitësh edhe bisedat e kriptuara që të marrin vlerë. "Revanshi” nisi pas atentatit të bërë ndaj Aleksandër Dedës më mars 2022.
Ky ka qëndruar kohët e fundit në Spanjë, por u kap në aeroportin e Malpensas. Ky është arrestuar për operacionin “Metamorfoza’ se akuzohet se ka krijuar kushtet për një atentat në Shkodër. Është tentuar të vritet 3 herë me dron. Ka patur miqësi me ish-deputetin e PS-së, Arben Ndoka. Të ndërhynte te Durim Bami për të sqaruar rolin e tij për vrasjen e Aleksandër Ndoka. Ndokët dyshojnë se ai ka qenë i përfshirë në vrasjen e Aleksandrit.
Pas atentatit ai u mor në mbrojtje nga policia ndaj u tentua të vritej me dron.
Ai ka dhënë informacione për SPAK-un për veten dhe për kundërshtarët e tij. SPAK kërkon që ta kthejë në bashkëpunëtor për ngjarjet që kanë ndodhur në “trekëndëshin e Bermundës”, Lezhë-Krujë-Shijak”, tha Hoxha në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV.
Lini një Përgjigje