TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Qershor 2024, 07:36

“Opozita po prodhon dhunë”, gazetari zbulon prapaskenat: Pse Argita Malltezi merr pjesë në çdo protestë

Shkruar nga Pamfleti

“Opozita po prodhon dhunë”, gazetari zbulon prapaskenat: Pse

Gazetari Fatos Mahmutaj thotë se opozita, pjesa e Rithemelimit, po prodhon dhunë dhe protestat e saj para Bashkisë së Tiranë, janë refren i përsëritur që prodhojnë vetëm zhurmë.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Mahumtaj u shpreh se Argita Malltezi, vajza e ish kryeministrit Sali Berisha, me praninë e saj në këto protesta, kërkon të tregojë veten si lidere e aftë për të marrë drejtimin e Rithemelimit dhe për të bashkuar Partinë Demokratike.

“Ky është refren i përsëritur, nuk ka për të prodhuar asgjë, vetëm zhurmë, jo ide apo alternativë. Opozita e cila duhet të ishte opozitë e qeverisë, e ul nivelin dhe bëhet opozitë e bashkisë. Nëse kjo opozitë ka diçka, niveli i opozitës është qeveria. Të protestojë përballë qeverisë. Prodhon dhunë të panevojshme dhe ngjarje të pakëndshme. Po zgjedh mënyrën për të treguar që është lidere e aftë të marrë drejtimin e Rithemelimit. E shikon veten si alternativë për të bashkuar Partinë Demokratike. Duke sulmuar një bashki, për të ndjekur rrugën e saj drejt pushtetit”, theksoi ai.

argita malltezi gazetari opozita dhune

Lini një Përgjigje