TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet16 Korrik 2024, 16:31

Temperatura deri në 43 gradë, meteorologu tregon se deri kur do të vazhdojë i nxehti ekstrem

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 43 gradë, meteorologu tregon se deri kur do

Vendi ynë është ‘pushtuar’ nga i nxehti Afrikan ditët e fundit, i cili vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së sotme, ku temperaturat kanë kapur vlerat deri në 43 gradë celsius.

Por, edhe për sa ditë do të mbetemi në ndikimin e këtyre valëve të të nxehtit?

Për emisionin ‘Përballje’ meteorologu, Akil Osmani u shpreh se edhe në ditët në vazhdim do të kemi këto temperatura të larta, sidomos në qarqet Berat dhe Elbasan. 

Vala e nxehtit që ka përfshirë europën jugore ka ndikuar edhe në territorin shqiptar duke bërë që të kemi temperatura deri në 43 gradë celsius  që janë regjistruar në mesditën e sotme. Qarqet që pritet të kenë këto temperatura pritet të jenë Elbasani, po ashtu edhe kryeqyteti. Edhe ditët në vijim do të sjellin temperatura të larta, ku dita e enjte dhe dita e  premte pritet që të sjellin rritje të temperaturave duke bërë që tashmë qarqet si Elbasan dhe Berat të regjistrojnë temperatura shumë pran vlerës 43 gradë celsius dhe këto janë të matura në hije, sepse nëse ne ecim në Berat në zona ku ka diell, e ndjejmë sikur është 47 gradë celsius. Duhet pasur kujdes sepse nga ora 10 e gjysmë deri në 3 e gjysmë të pasdites kemi këto temperatura ekstreme dhe në vlera 12 ose 13 gradë më të larta sesa vlerat normale sa i përket muajit korrik”, tha ai.

Po, sipas meteorologut duke filluar nga dita e premte do të ketë një tërheqje të këtyre valve të të nxehtit.

Mund të themi se është një verë e nxehtë, sepse ka pasur temperatura të larta edhe në qershor. Verë e nxehtë ka qenë edhe vitin e kaluar, sepse kemi pasur temperatura të larta dhe këto nuk janë normale për vendin tonë. Por nuk janë normale për muajin në të cilin ndodhemi.  Ne jemi prekur nga këto masa me origjinë afrikane dhe duke filluar nga e premtja do kemi një tërheqje dhe do zbres në 38 gradë, por deri në fund të muajit korrik do kemi temperatura të larta”, tha ai.

Lini një Përgjigje