
Gazetari, Lavdrim Lita, i ka cilësuar pyetjet e deputetëve ndaj kreut të SPAK si një “shantazh publik” ndaj Dumanit.
“E vërteta është që partia Socialiste e nxorri në pritë Altin Dumanin, pasi shtirja dhe nënqeshja që deputetët e mazhorancës bënin , kur deputetët e Berishës pyesnin me një lloj agresivitetit të paparë , me një sjellje antiparlamentare, ata e toleronin dhe i nxisnin ata të bënin një lloj shantazhi publik”, u shpreh Lita i ftuar në Euronews Albania,.
Sipas tij, kërkesat e deputetëve për të ditur rreth procedurave apo edhe arrestimet me burg për personazhe të njohur të politikës ishin një teatër politik, sepse janë çështje që nuk janë nën tagrin e kryeprokurorit Dumani.
“Kishte dhe një bashkëpunim që ishte bërë enkas si një ‘pusi’ për t’ja ulur figurën Altin Dumanit, që mendoj se nuk e arritën sepse prestigji i Altin Dumanit është ku e ku me integritetin e deputetëve të parlamentit”, vazhdoi më tej ai.
Lini një Përgjigje