
Ditën e martë vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme dhe të nxehta.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak parashikon temperature deri në 41 gradë, sikundër do të jetë qyteti i Elbasanit, ndërkohë që në Berat dhe Gjirokastër termometri do të shënojë 40 gradë. Kukësi, Tirana dhe Fieri do të kenë temperatura deri në 39 gradë, ndërkohë Korça, Bajram Curri dhe Saranda do të kenë vlerat më të uleta, 36 gradë.
Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi 9m/s.
Valëzimi në det do të jetë 1-2 ballë.


Lini një Përgjigje