TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Korrik 2025, 22:55

Urdhri i Rubios drejtuar ambasadave, Lorenc Vangjeli: Rama nuk duhet të flejë i qetë!  

Shkruar nga Pamfleti

Urdhri i Rubios drejtuar ambasadave, Lorenc Vangjeli: Rama nuk duhet të
 
Analisti Lorenc Vangjeli duke diskutuar rreth urdhrit të sekretarit Rubio që SHBA nuk komenton zgjedhjet, tha se Amerika duket sikur është tërhequr në kufijtë e saj. 

Ai paralajmëroi Ramën se pavarësisht këtij fakti duhet të ketë kujdes. Sipas Vangjelit, asnjë kryeministër shqiptar nuk i ka pasur punët mbarë me pushtetin në Shqipëri, në 120 vite shtet shqiptar. 

“Amerika duket sikur është tërhequr në kufijtë e saj. Por nëse lexon historinë, Edi Rama nuk duhet të flejë i qetë, sepse asnjë kryeministër shqiptar nuk i ka pasur punët mbarë me pushtetin në Shqipëri. Në 120 vite shtet shqiptar nuk ka ndodhur. Sot, pavarësisht piedestalit të pamerituar të forcës që i ngren, kritikët e tij e thonë më shumë se kurrë autokracinë e tij, më të gjithëpushtetshëm se kurrë. 

Në fakt kjo nuk është e vërtetë. Edi Rama është gjithmonë e më pak i kushtëzuar në aspektin politik lokal, por është gjithmonë e më shumë i kondicionuar nga interesa të faktorëve jo politikë. Kështu që nëse bëhet një krahasim të forcës së kryeministrit me paraardhësve të tij, duhet të kemi parasysh një gjë që dukja të gënjen. Kam përshtypjen se kritikët e tij, në përpjekje për ta goditur atë, nuk bëjnë gjë tjetër, veçse i hedhin një gur më shumë piedestalit jo të merituar, por që ai e mendon se e meriton që qëndron”, tha ai në emisionin Log. në News24. 
 

Lini një Përgjigje