TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Maj 2026, 07:01

Temperatura deri në 23 gradë, rikthehen reshjet; si parashikohet moti për ditën e martë

Shkruar nga Pamfleti

Temperatura deri në 23 gradë, rikthehen reshjet; si parashikohet moti

Vranësira, reshje lokale dhe shtrëngata afatshkurtra parashikohen gjatë mesditës dhe pasdites

Shqipëria do të ndikohet këtë të martë, 19 maj, nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme, sipas parashikimit të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Moti pritet të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, të cilat herë pas here do të jenë të dendura.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët do të nisin që në orët e para të ditës në zonat juglindore të vendit. Më pas, gjatë orëve të mesditës dhe pasdites, reshjet pritet të shtrihen në pjesën më të madhe të territorit, ndërsa lokalisht parashikohen edhe shtrëngata afatshkurtra.

Sipas parashikimit, era do të fryjë nga drejtimi veriperëndim – perëndim me një shpejtësi mesatare prej 6 metrash në sekondë. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, era pritet të fitojë intensitet deri në 14 m/s.

Ndërkohë, deti në brigjet Adriatik dhe Jon do të paraqitet me valëzim të forcës 1 deri në 3 ballë.

Temperaturat minimale dhe maksimale në disa nga qytetet kryesore të vendit parashikohen si më poshtë:

Tiranë: 14°C / 23°C
Shkodër: 13°C / 23°C
Durrës: 14°C / 23°C
Vlorë: 13°C / 22°C
Sarandë: 14°C / 22°C
Korçë: 8°C / 17°C
Gjirokastër: 9°C / 22°C
Kukës: 11°C / 19°C
Berat: 12°C / 23°C
Fier: 14°C / 23°C

Temperatura deri në 23 gradë, rikthehen reshjet; si parashikohet moti

Temperatura deri në 23 gradë, rikthehen reshjet; si parashikohet moti

moti reshje temperatura

Lini një Përgjigje