Aktori Laert Vasili i cili ka mbështetur sot protestën e studentëve në Shkup për gjuhën shqipe, ka folur mbrëmjen e sotme.
Ai është shprehur se situata ka qenë e vështirë sepse ka bllokime rrugësh dhe persona të arrestuar.
“Situatë jo fort e këndshme. Kanë ndodhur arrestime. Djali I një dëshmori është arrestuar. U bashkova në protestë me veteranët e UÇK dhe tashmë jam në besën e tyre. Kthimi në Shqipëri do të jetë i vështirë sepse ka postoblloqe. Jemi në një ambient ku nuk mund të themi ku jemi sepse News24 nuk ndiqet vetëm në Shqipëri”, tha ai.
Ai ka treguar se ka zgjedhur të kalojë kufirin në orët e para të mëngjesit, për të shmangur bllokimin në kufi, ndërsa ka shtuar se protesta ishte paqësore dhe duke ndjekur të gjithë rregullat, por në shpërndarje të protestës policia ka ndaluar persona, dhe kush ka kundërshtuar është arrestuar.
Pyetni Ramutin, vellaun e Vuçićit dhe Ali sjalices(nofka e Ali Ahmetit te Udbse), pyetje a nuk qenka zyrtare gjuha shqipe ne Macedoni? Pyetni Ramutin qe ngrit ne qiell Ali qenin!
Laert, meso mire me pare lojrat e politikaneve shqiptare kudo ku jane e pastaj ndermerr hapa patriotike. Protesto me pare ne atdheun tend kunder qendrimeve e veprimeve te politikaneve tane sot e vite ne pare, kur ca politikaneve shqiptare ne Maqedoni u kishte hyre ne zemer Gruevski dhe VMRO DOMNE dhe po ata politikane shqiptare ne Maqedini u kishin hyre ne zemer politikaneve shqiptare ne Tirane! (e ndihmuan Gruevskin te largohej nga Maqedonia, thuhet permes shqiperise) Mos harroni se interesat e shqiptareve kudo qe jane, prevalojne mbi interesat partiake te grupeve/strukturave te caktuara politike po te shqiptareve ne Tirane, shkup apo dhe Prishtine Po realisht ndoth e kunderta, prevalojne interesat partiake te lidhura ngushte me interesa karrikesh apo pasurimi.. Duhet nje nate dimri te te flas e tregoj se pse ta keshilloj kete gje!