TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet26 Mars 2024, 08:26

"Të përfshirë krimi i organizuar dhe investitorë të mëdhenj", Artan Hoxha tregon skandalin në Borsh: Kanë fragmentarizuar tokën!

Shkruar nga Pamfleti
"Të përfshirë krimi i organizuar dhe investitorë
Artan Hoxha

Gazetari Artan Hoxha ka shpjeguar një hartë në zonën e Borshit për të cilën shprehet se përmes ligjit 7501 është bërë një ndarje skandaloze e asaj toke.

Ai tha se kanë ndarë rripin e ullinjve, duke e fragmentarizuar të gjithën.

"Jam marrë shumë në terren se si janë miksuar interesat e krimit të organizuar dhe këtyre investitorëve të mëdhenj. Si është bërë ndarja me ligjin 7501 dhe kanë bërë një ndarje me një vijë kaq të hollë sa nuk ka shanse të ndërhysh.

Ti bësh bashkë ata të investosh ke vetëm dy mënyra ose do çosh këta me shkopinj besbolli ose do çosh shtetin vetë me kobure te koka dhe ti detyrojë ata që ju s’do e gëzoni këtë por do bëhet një lulishte. Kur kam parë për herë të parë hartën ishte një ndarje barbare në mënyrë skandaloze dhe në atë kohë Goro kur e kam pyetur më ka shpjeguar që ka mbivendosje dhe se merr dot vesh i pari të dytin.

Kjo hartë është në zonën e Borshit dhe kush e ka parë Borshin një herë të vetme ti sheh një ndarje në mënyrë skandaloze.

Kanë ndarë rripin e ullinjve. Ka shkuar investitori i madh dhe kërkonte truall. Aty po ndërtohet një kompleks i madh në borsh dhe çfarë ka ndodh me këtë ndarje toke e gjithë e fragmentarizuar dhe çdo njeri po ta pyesësh thoshin nuk e ndërtojmë dot se kam vetëm 5 metra."-tha Hoxha në TPZ. 

Lini një Përgjigje