
Analisti Lorenc Vangjeli tha se vendimi ndaj ish-kryeministrit Berisha që ai të qëndronte në arrest shtëpie deri në komunikimin e akuzës ishte i padrejtë, duke e krahasuar me një burg të mentalitetit “stalinist”.
Vangjeli u shpreh se do duhej që të ndahej qëndrimi politik i Parlamentit, nga qëndrimi juridik i SPAK, lidhur me gjithë periudhën ku kreu i Partisë Demokratike ka qendruar në arrest shtëpie.
“Ka një moment keqkuptimi të madh sepse ka dy përplasje, gjykimin juridik dhe gjykimin politik. Element të njëri transportohen tek tjetri dhe anasjelltas, e dilet në konkluzione të gabuara. Duke filluar nga e para, të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, nuk është e vërtetë si aksiomë,sepse Kushtetuta për shkak të funksioneve të veçanta, për shkak të qenurit i zgjedhur i jep një mbrojtje të posaçme përpara ligjit. Pra zoti Berisha nuk mund të trajtohej në një mënyrë të tillë. Ne vazhdojmë ende me mentalitetin stalinist. Çfarë shërbeu që ai qëndroi 250 ditë, derisa dje ju komunikua akuza”, tha Vangjeli për "Euronews Albania".
Sipas tij, Berisha u pengua në procesin politik dhe nuk do të duhej të kishte një masë sigurie, ndërsa Parlamenti duhet t'i jepte lirinë derisa të përfundonin hetimet.
Lini një Përgjigje