TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2024, 22:13

“Drejtësia me dy standarde”, Spahiu: Nënë Ferideja në burg për dy rrënjë kanabis, Berisha në shtëpi!

Shkruar nga Pamfleti

“Drejtësia me dy standarde”, Spahiu: Nënë Ferideja

Juristi Kreshnik Spahiu tha se çështja që po hetohet Berisha është nga më të lehtat për të duke patur parasysh, 21 janarin dhe Gërdecin.

Në një intervistë për emisionin “Top Story”, Spahiu theksoi se kemi një standard të drejtësisë me nënë Feridenë që është në burg për 2 rrënjën kanabisi, ndërsa Berisha është arrest në shtëpi.

Mes 5 dosjeve është përzgjedhur vepra penale më e lehta. Ka 12 vite që ka ndodhur 21 janari dhe Berisha nuk është pyetur si person në dijeni. Në çdo cep të planetit do thirrej shefi për tu pyetur. Ka n15 vite që ka ndodhur Gërdeci dhe nuk është pyetur. Jo rastësisht është marrë dosja Partizani. Askush nuk mund të besoj se dhëndri ka 3 akuza, dhe vjehrri që ishte kryeministër ka 1 akuzë. A ka shqiptarë ta besojë që sot kur janë nën hetim 200 persona për korrupsion pasiv, vetëm njëri në shtëpi dhe tjetër në arrest me burg.

Po si ka mundësi nën Ferideja 80 vjeç për dy rrënjë kanabisi është në burg dhe Berisha është në shtëpi. Dash Sula me të drejtë thotë ishte pjesë e organit kolegjial për kthimin e pronës. Pse Berisha nuk ia kthen pronat të tjerëve por ia kthen dhëndrit. Në Tiranë çështje të cilat ngjajnë me klubin Partizani janë nja 200. Si ka mundësi në raste analoge prona nuk i kthehet pronari por i është lënë përdoruesve. Si ka mundësi që mban dy standarde? A ka konflikt interesi apo nuk ka?”, tha Spahiu.

Lini një Përgjigje