TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2024, 21:42

“S’dënoheshin që nga Roma e lashtë”, Beci: Berisha, i pandehuri i parë në histori për vendimet kolegjiale!

Shkruar nga Pamfleti

“S’dënoheshin që nga Roma e lashtë”, Beci:

Avokati dhe ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, sqaroi akuzën e GJKKO-s ndaj ish-kryeministrit Berisha për privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

I pyetur nga ish-deputeti i PD-së, Luçiano Boçi për vendimet kolegjiale, Beçi u shpreh se Berisha është i pandehuri i parë që merret për vendimet kolegjiale.

Është hera e parë që në Republikën e Shqipërisë merret i pandehur për vendimet kolegjiale. Kodi Penal dhe Kodi i Procedurës Penale nuk ka një nen të përcaktuar për këtë vendimet kolegjiale. Që nga Roma e lashtë nuk dënoheshin për vendimet kolegjiale.

Në se ky vendim do të kalojë të gjithë shkallët e gjykimit dhe nëse ky ka bindur gjithë parlamentin për të votuar ligjet vaj halli çdo të ndodhte me qeverinë e sotme dhe Prokuroria e Posaçme do të kishte shumë punë për vendimet kolegjiale të qeverisë së sotme”, tha Beci në emisionin “TëPaekspozuarit”.

Lini një Përgjigje