TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2024, 21:33

Karamuço plas “bombën”: Drejtori i policisë së Shkodrës është kërcënuar nga krimi!

Shkruar nga Pamfleti

Karamuço plas “bombën”: Drejtori i policisë së

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço duke komentuar akuzat e bëra në Kuvend ditën e sotme nga ana e Gazment Bardhit ndaj drejtorit të Policisë së Shkodrës Edmond Sula, deklaroi se ky i fundit është kërcënuar nga krimi.

Në një lidhje “Skype” me emisionin “Top Story”, Karamuço theksoi se në Shkodër luhen interesa të mëdha kriminale dhe se bandat e drogës e kanë kërcënuar drejtorin Edmond Sula për shkak se këtë vit janë asgjësuar mbi 400 mijë rrënjë kanabis.

Sa i takon akuzave për përfshirje në biseda e Sky ECC, Karamuço tha se janë disa “Monda” në të dhe nuk mund të thotë nëse njëri prej tyre është drejtori aktual.

“Është e dyta herë që drejtori i Shkodrës sulmohet politikisht. Këtë vit ka asgjësuar 400 mijë rrënjë kanabis. Shkodra është kthyer në Palermo, për shkak të përplasjes së bandave për drogë. Është kërcënuar disa herë, ai nuk e pranon se nuk do të ngjajë viktimë. Nuk mundet dot që këtë person t’i themi je pjesë e pandave kur ai i ka hequr 400 mln euro bandave këtë vit. Në fund të muajit korrik patëm operacionin Plumbi i Artë 2, është bërë hetim i madh nga ana e SPAK. Janë pyetur drejtues e policisë dhe të BKH, arrestohet një person në një vend fqinj dhe ai ka të deklaruar që se ka marr informacionin nga policia, por nga brenda BKH-së.

Kodet janë, komunikimet janë. Ka 3-4 ‘Monda’ që kanë punuar në policinë e Shtetit në atë kohë, edhe në veri të vendit. Thashetheme bandash, shitet mend edhe për të treguar fuqi. Ka fluks të madh informacioni. Ka që nga muaji shkurt mars ka filluar hetimi dhe masat konkrete për disa prej plumbi i artë 2 ku kanë dalë funksionarë të shtetit për të cilët do të ketë masa", tha Karamuço. 

Lini një Përgjigje