TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet12 Shtator 2024, 21:35

Berisha në SPAK, Lubonja: Operacion fasadë i mbështetur nga amerikanët

Shkruar nga Pamfleti

Berisha në SPAK, Lubonja: Operacion fasadë i mbështetur nga

Analisti Fatos Lubonja tha se ne jemi në politikën e fasadës, e cila është politika që di të bëjë më mirë Edi Rama.

Duke folur për vendimin e SPAK që mori të pandehur ish-kryeministrin Sali Berisha, Lubonja tha se amerikanët duhet të na thonë a është rrezik për demokracinë apo edhe për amerikanët, kreu i PD-së që ka 10 vite që ka ikur.

“Dosja ‘Partizani’, nëse e marrim si standard, ditë për ditë mund të merret i pandehur Edi Rama se ka miratuar ligje e ka ndryshuar ligje. Kemi të bëjmë me një operacion fasadë nga njëra anë dhe interesa amerikane që e mbështesin në këtë rast.

Në kohën e PD-së është bërë korrupsion, ka pasur edhe krim që ka bërë gjëra. Por çështja është këta që janë sot në pushtet a do të hetohen? Sistemi po ecën, po fuqizohet dhe po i shkakton një dëm të madh Shqipërisë”, tha Lubonja për “News 24”.

Lubonja u shpreh se edhe sikur Jezu Krishti të vijë dhe të formojë një parti në Shqipëri, Edi Rama do të fitojë sërish.

Lini një Përgjigje