
Juristi Kreshnik Spahiu analizoi fjalimin e sotëm të Ramës në parlament dhe paralelen që ai bën me ‘97 për mandatet që do marri opozita dhe PD.
I ftuar në emisionin “Frontline”, Spahiu deklaroi se sarkazma homo-erotike e Ramës në Kuvend karshi Gazment Bardhit, ishte tërësisht e papranueshme.
Ndërsa sa i takon parashikimeve për ’97, ai tha se nuk e shikon si gjëmë kombëtare rrëshqitjen e PD me 25 mandate në zgjedhjet e ardhshme.
“Kam një konstatim kundër kryeministrin dhe një konstatim kundër demokratëve. Për kryeministrin që gjuha e tij është tërësisht banale, po perifrazoj atë që përsëriti 3 herë. Do kemi ballafaqim bashkë, gojën e hapur ekspertizën brenda do e rrotullosh dhe do e pështysh. E ka përsëritur 3 herë. Konstatoj që sarkazma homo erotike është tërësisht e papranueshme ndaj Gaz Bardhit jashtë çdo lloj etike parlamentare. Dëshiroj të mos e vazhdojmë debatin. Çdo komenti është i tepër për një gjuhë banaliteti të një pjese të parlamenti. Konstatim kundër demokratëve të cilët kanë konsideruar si provokim referencën e kryeministrit për 97 që merret me interpretim të gabuar.
Protesta dhe revolta popullore ishte përtej mbështetjes partiake. Pushteti u rrëzua nga populli jo nga parti. Nga 1994-1997 Sali Berisha që ishte në pushtet kam mbajtur 4 vite në burg Fatos Nano. Në 97 opozita ka qenë pa kryetar gjatë revoltës. Nuk ka pasur mundësi të drejtoj protestat. Dhe situata doli në anarki dhe qeveria e asaj kohe u konfrontua me komunitetin ndërkombëtar dhe stafi i ambasadës u largua me helikopter. Zv.sekretar i DASH u largua nga Shqipëria dhe nuk u prit nga presidenti i asaj kohe. 97 nuk është referencë negative për PD por për gjithë Shqipërinë. krahasimi me votat i mbetet kohës. Dhe unë nuk mendoj se fundi i Shqipërisë vjen nga shkrirja e një partie. Janë shkrirë qindra parti në Europë. Rilindja e partive të reja është mision kombëtar. Nuk e shikoj gjëmë kombëtare rrëshqitjen e PD me 25 deputetë”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje