I parë që e mori fjalën në protestën e thirrur sot nga opozita para kryeministrisë ishte regjisori, Edmond Budina.
Budina deklaroi se skandalet e një pas njëshme që po i plasin pushtetit që ka nëpërkëmbur qytetarin duhet të dënohen. Ai bëri thirrje për ngitje në protesta dhe tubime të tjera për të luftuar atë që ai e quajti pushtet mafioz.
Buidina nuk la pa sulmuar edhe drejtësinë e re e cila sipas tij fut në burg cironkat dhe jo kokat e korrupsionit.
“Përse protestojmë sot, protestojmë për veten tonë, për familjet tona. Protestojmë sepse ky pushtet e ka nëpërkëmbur qytetarin, e ka shkatërruar këtë vend si askush tjetër. Skandalet ndjekin njëri tjetrin dhe janë bërë normalitet. Për këtë ngrihemi këtu. Ju kujtoj skandalet e inceneratorëve, skandalin e 5D. Prandaj ne jemi këtu, për t’i thënë JO kësaj vjedhje dhe kësaj bande që është në pushtet. Është një bandë mafioze. Ne jemi këtu për të mbrojtur të drejtat tona.
Nuk është e thjeshtë të luftosh këtë sistemi. Mos ju shkojë në mendje se Rama do japë dorëheqjen. Skandalet vazhdojnë, më i fundit ai i onkologjikut,. Kanceri është kjo qeveri. Duhet shkulur me rrënjë, deri në qelizë.
Drejtësia fut në burg ca cironka, por peshkaqenët janë këtu dhe vazhdojnë të pasurohen dhe vjedhin. SPAK hesht. SPAK mban në arrest shtëpie liderin e opozitës. Kjo është e padrejtë. Kjo është një nga shkeljet më të rënda të demokracisë”, tha Budina.
Lini një Përgjigje