TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet11 Korrik 2024, 19:14

Qeveria teknike, matja e forcës dhe lirimi i Berishës, opozita zbret në shesh kundër Ramës; policia “blindon” Kryeministrinë (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Qeveria teknike, matja e forcës dhe lirimi i Berishës, opozita zbret

Duke qenë se te protesta para bashkisë ka pasur molotovë dhe goma të djegura, policia ka dyshime se mund të kemi edhe para Kryeministrisë incidente. Për këtë arsye, mbi 1 mijë efektivë janë në gatishmëri. Mësohet se forcat speciale kanë blinduar godinën...

Pas protestave para Kuvendit dhe Bashkisë së Tiranës, opozita ka vendosur të zbresë në shesh kundër Edi Ramës. Ndonëse temperaturat janë të larta dhe jemi në sezonin e plazhit, Sali Berisha vendosi që më 11 korrik të zhvillojë një tubim kombëtar.

Protesta nis në orën 20.00 dhe do të jetë një provë force për ish-kryeministrin, i cili tashmë është zyrtarisht kryetar i PD. Berisha duket se po tenton të masë forcën pas marrjes në vulës, se sa njerëz ka nga pas. Nga ana tjetër, padyshim do të ketë dhe kërkesa në këtë protestë dhe kryesorja mbetet qeveria teknike.

Në shumë raste Berisha ka artikuluar se nuk ka zgjedhje me Ramën, pasi ai i vjedh dhe funksionarë të lartë të PD si Luçiano Boçi apo Flamur Noka kanë deklaruar se qeveria teknike mbetet kërkesa e tyre. Po ashtu, padyshim qëllimi i kësaj proteste do të jetë dhe për të dërguar një mesazh te drejtësia. Berisha është në izolim shtëpiak dhe shumë nga folësit do të kërkojnë lirimin e tij.

Qeveria teknike, matja e forcës dhe lirimi i Berishës, opozita zbret

Protesta do të jetë si ato që kemi parë. Do të jenë disa persona që do të flasin te podiumi para Kryeministrisë. Më pas, do të jetë Berisha që do të futet live nga shtëpia. Me interes pritet të shihet nëse do të jetë Ilir Meta.

Qeveria teknike, matja e forcës dhe lirimi i Berishës, opozita zbret
Policia blindon Kryeministrinë

Duke qenë se te protesta para bashkisë ka pasur molotovë dhe goma të djegura, policia ka dyshime se mund të kemi edhe para Kryeministrisë incidente. Për këtë arsye, mbi 1 mijë efektivë janë në gatishmëri. Mësohet se forcat speciale kanë blinduar Kryeministrinë, teksa janë në gatishmëri dhe autobote uji.

Qeveria teknike, matja e forcës dhe lirimi i Berishës, opozita zbret

Rrugët përreth Kryeministrisë janë bllokuar, ndërsa qytetarët kanë nisur të grumbullohen në selinë e PD dhe në qendër të Tiranës, për të nisur më pas marshimin drejt Kryeministrisë. /Pamfleti

Qeveria teknike, matja e forcës dhe lirimi i Berishës, opozita zbret

Qeveria teknike, matja e forcës dhe lirimi i Berishës, opozita zbret

Qeveria teknike, matja e forcës dhe lirimi i Berishës, opozita zbret

Qeveria teknike, matja e forcës dhe lirimi i Berishës, opozita zbret

 

Lini një Përgjigje