TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Qershor 2023, 21:14

"Të gjithë iu sulën vajzës", Artan Hoxha jep detaje të reja nga afera "Gjici": Videoja u bë tre ditë para se të betohej

Shkruar nga Pamfleti

"Të gjithë iu sulën vajzës", Artan Hoxha jep

Gazetari Artan Hoxha ka nxjerrë detaje të reja nga skandali i ish kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici i cili është në hetim nga SPAK.

Në një intervistë për emisionin "Të Paekspozuarit", Hoxha sqaroi se nuk kemi të bëjmë vetëm me një skandal erotik, por mund të ketë edhe korrupsion në aferën e kryebashkiakut me shtetasen A.K dhe se kjo mbetet për t'u sqaruar nga SPAK.  Ai shtoi se me video u regjistrua në datën 6, tre ditë para se të bënte betimin më datën 9.

Pjesë nga biseda:

Artan Hoxha: Është një ngjarje që në Shqipëri themi se zgjat tre ditë. Iu sulën të gjithë asaj vajzës, kush e futi, kush fshihet, ka dalë me Berishën, etj. Në fakt historia e vërtetë është ajo që ka ndodhur në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Kukësit. Jam vënë në dijeni për videon, ditën që është bërë betimi i tij si kryebashkiak. Filmimi është bërë në 6 qershor, tre ditë para se të bëhej betimi i Gjicit si kryebashkiak. Për 14 minuta ajo vajza ka hyrë në zyrë, ka mbaruar punë, është diskutuar pë një projekt për kastrimin dhe sterilizimin e qenve të rrugës, ështrë thirrur kryetari i bashkisë për këtë punë, ka vajtur në zyrë për të marrë orientimin, i është thënë që kjo gjë do të shkojë në Këshillin Bashkiak dhe në minutën e 13 ajo del nga bashkia, hipën në makinë dhe aty mbyllet video. Për 13 minuta ka ndodhur e gjithë historia.

Ylli Rakipi: Kush e ka hapur videon?

Artan Hoxha: Ajo është në hetim nga SPAK. Nuk mendoj se Safeti apo vajza kanë patur interes për ta nxjerrë videon. Megjithëse ajo ka dhënë emër tjetër aty. Marrëdhënia intime është thjesht shkelje etike. Problemi është projekti mbrapa për qentë. Para se të flisnin për projektin bënë atë që panë njerëzit dhe pastaj

Ylli Rakipi: Kjo kërkon sterilizimin e qenve?

Artan Hoxha: Nuk del dhjamë nga pleshti, por edhe nga dhjami qenit u nxirrkan para. E di sa territory ka Bashkia e Kukësit? Kush i numëron sa qen ka? Kur ne na ikin gjëra të mëdha, kush i numëron qentë?  Pse u bë sot kjo gjë? Gjatë këtyre tre ditëve po largohej vëmendja nga problemi dhe po merreshin me gjëra dytësore. Problemi është këqpërdorimi i pushtetit, keqpërdorimi i ambjenteve të pushtetit dhe pastaj kjo që duhet verifikuar. Kjo video tregon se ajo që tha Gjici nuk është e vërtetë, pra s kanë patur lidhje, por se është bërë për këtë gjë. Për këtë ka vajtur ajo, për të marrë fonde. Ajo thotë e kam marrë këtë tender në Librazhd dhe thotë jam ambjentaliste, aktiviste për mbrojtjen e kafshëve. Ajo ka thënë të marr këtë projekt, duke e ditur që Kukësi e ka këtë problem. Por, kjo mbetet në fazën e tentativës.

Video u regjistrua në datën 6, betimi ka ndodhur në datën 9. Është thënë që do të kalohej në Këshill por nuk u arrit të bëhej mbledhja e dytë.

hoxha skandali gjici

Lini një Përgjigje