TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet19 Qershor 2023, 19:13

Brukseli nuk joshet me “cironka”, i kërkon Dumanit të shkojë te “peshkaqenët” e korrupsionit

Shkruar nga Pamfleti

Brukseli nuk joshet me “cironka”, i kërkon Dumanit të

Në fund të javës që lamë pas u mbajt takimi i 14-të i Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. BE ka zbardhur detaje nga ky takim dhe mesazhi është i qartë: Duhet të goditen pushtetarët e korruptuar....

Arrestimet e Sekretarëve të Përgjithshëm, të policëve apo ish-krerëve të bashkive nuk e kanë bindur ende Bashkimin Europian se SPAK po arrin aty ku duhet. BE ka hedhur miliona euro për formimin e Prokurorisë së Posaçme dhe qëllimi i ngritjes së këtij organi ishte i qartë: Të goditet korrupsioni në nivelet e larta.

Me nivele të larta nënkuptohen që nga presidenti e kryeministri, deri të ish-presidentët e ish-kryeministrat, ministrat apo deputetët. SPAK krenohet me Alqi Bllakon, Lefter Kokën dhe Vangjush Dakon, por kjo nuk mjafton. Brukseli e përshëndet arrestimin e tyre, por do që steka të ngrihet më lart.

Në fund të javës që lamë pas u mbajt takimi i 14-të i Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri ndërmjet BE-së dhe Shqipërisë. BE ka zbardhur detaje nga ky takim dhe mesazhi është i prerë: Duhet të goditen pushtetarët e korruptuar.

Nevojiten përpjekje të vazhdueshme për të krijuar një sistem efikas të menaxhimit të integruar të çështjeve dhe për një zbatim të rregullt të hartës së re gjyqësore, duke siguruar akses në drejtësi. Komisioni theksoi nevojën për të siguruar një proces përzgjedhjeje plotësisht transparent dhe konkurrues në rinovimin e pjesshëm të anëtarësimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Komisioni përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të organeve të specializuara për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe bëri thirrje që këto përpjekje të intensifikohen më tej. Komisioni u interesua për nisma të mundshme ligjore që shtrijnë kompetencën e gjykatave të specializuara të SPAK-ut në çështjet e ekzekutimit të vendimeve. Komisioni kujtoi nevojën për rezultate të konsoliduara në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivele të larta. Komisioni kujtoi nevojën për të adresuar rekomandimet e parealizuara të GRECO”, theksohet në raportin e BE.

Më tej në raport përmendet dhe amnistia fiskale. KE përshëndet tërheqjen e ligjit dhe ka një porosi për qeverinë: “Komisioni u bëri thirrje autoriteteve shqiptare të sigurojnë që çdo nismë ligjore për deklarimin vullnetar të taksave, nëse do të ketë, do të jetë plotësisht në përputhje me parimet e FATF-së dhe standardet e BE-së dhe ndërkombëtare”. /Pamfleti

spak dumani be

Lini një Përgjigje