Dumani deklaroi se askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë është në përmbushje të detyrave.
Kreu i SPAK, Altin Dumani ia ka bërë '8 me 2' kryministrit Edi Rama, teksa ky i fundit deklaroi se drejtësia nuk duhet të vëzhgojë zgjedhjet në terren por nga zyra.
Gjatë një tryeze të organizuar nga shoqëria civile lidhur me zgjedhjet elektorale të 11 majit, Dumani deklaroi se askush nuk duhet të ketë frikë sa kohë është në përmbushje të detyrave.
Teksa prezanton strategjinë e parandalimit të krimeve elektorale, kreu i SPAK tha se kanë një komunikim të mirë me zyrën e prokurorit të përgjithshëm për krimin zgjedhor teksa shtoi se kanë rënë dakort edhe për mënyrën konkrete për trajtimin e rasteve sipas kompetencave. Ai tha më tej se hetimi do kryhen në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik.
"Kemi bashkëpunim shumë të mire me zyrën e prokurorit të përgjithshme për krimin zgjedhor, kemi rënë dakord duke përcaktuar edhe mënyrën konkrete për trajtimin e rasteve sipas kompetencave. Zgjedhjet lidhën pazgjidhshmerisht me shtetin e së drejtës.
Hetimi do kryhen në përputhje me ligjin dhe pa ndikim politik. Krimi zgjedhor edhe ai me financimet jo formale, zgjatja e hetimeve post factum krijon mosbesim. Prandaj SPAK reflektoi me miratimin e strategjisë në përmbushje të detyrimit ligjor. Në përmbushje të rekomandimeve të Kuvendit. Strategjia është publike dhe aksesohet nga kushdo. Po të shikohet me vëmendje, kemi reflektuar shqetësime e organizatave ndërkombëtare, të OJQ por krahas saj edhe disa masa konkrete që kemi vlerësuar se do i shërbejnë hetimit në kohë reale për hetimin e krimit zgjedhor", deklaroi Dumani.
Lini një Përgjigje