TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2025, 11:05

Shtyhet seanca për divorcin e Metës dhe Kryemadhit, Gjokutaj: Nuk u paraqit Monika

Shkruar nga Pamfleti

Shtyhet seanca për divorcin e Metës dhe Kryemadhit, Gjokutaj: Nuk u

Seanca gjyqësore për zgjidhjen e martesës së Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës është shtyrë për në datën 11 Prill.

Seanca ishte planifikuar për ditën e sotme (21 Shkurt) në orën 10:30 në Gjykatën Civile, por është shtyrë. Padia për divorc është ngritur nga presidenti i PL-së, Ilir Meta, i cili ndodhet në qeli.

Genc Gjokutaj, avokati dhe përfaqësuesi i ligji i Ilir Metës që ka një shtysë për mediat se shkaku i gjyqit është mungesa e Monika Kryemadhit, e nuk ka ndikuar në seancë.

“Zonja Kryemadhi ishte në dijeni të seancës, nuk u paraqit dhe nuk dha ndonjë arsye për paralajmërimin. Seanca u shty në datën 11 prill në orën 10.30. është faza paraprake e pajtimit, pastaj çelet gjyqi i divorcit”, tha Gjokutaj.

Në qershor të vitit të kaluar ish-presidenti Ilir Meta njoftoi se kishte nisur procedurat e divorcit nga martesa e Monika Kryemadhi, pas 26 vitesh martesë e më shumë vite të një bashkëjetese politike.

Që nga muaji tetor Ilir Meta ndodhet në burgun e arrestuar me urdhër të SPAK për akuzat e pastrimit parash, korrupsioni dhe mosdeklarimi i pasurisë.

Lini një Përgjigje