TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2025, 10:23

Abuzimet e mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan, ish-drejtori i ARRSH shkon në SPAK

Shkruar nga Pamfleti
Abuzimet e mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan, ish-drejtori i
Dashamir Xhika

 Ish-drejtori i ARRSH, Dashamir Xhika është paraqitur paraditen e sotme në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.

Kujtojmë se Xhika ka qenë dhe më parë në SPAK, më 14 mars të vitit të shkuar. 

Xhika është akuzuar gjatë kohës që ka qenë drejtor i ARRSH lidhur me abuzimet më të mëdha në rrugën Tiranë-Elbasan, që ishte kontraktuar për t’u ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me 400 milionë euro. 

Gjithashtu, Xhika u zgjodh me propozim të Ilir Metës edhe anëtar i Kryesisë së re të Partisë së Lirisë, më 13 qershor të vitit të shkuar. Përveç këtij posti në parti, Xhika është dhe kreu i PL-së në Elbasan. 

Ndërkohë ish-kreu i Autoritetit Rrugor është paraqitur në SPAK edhe më 14 Maj 2024, ku qëndroi rreth 30 minuta brenda ambienteve të organit të akuzës dhe në një deklaratë për mediat u shpreh se u mor në pyetje për një procedurë në kohen kur drejtonte ARRSH-në.

dashamir xhika spak

Lini një Përgjigje