TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Shkurt 2025, 12:31

Alarm për bombë në kolegjin 'Turgut Ozal' në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Alarm për bombë në kolegjin 'Turgut Ozal' në

Një alarm për bombë ka shkaktuar panik sot në shkollën “Turgut Ozal”, ku menjëherë kanë mbërritur forcat xheniere për të kryer verifikimet.

Sipas burimeve, alarmi është ngritur pas një e-maili të dërguar në adresën e sekretares së shkollës, ku pretendohej për praninë e një bombe.

Forcat e sigurisë kanë kryer kontrolle të hollësishme, por nuk është gjetur asnjë gjurmë eksplozivi.

Ndërkohë, sektori i krimit kibernetik ka nisur hetimet për të zbuluar burimin e e-mailit kërcënues.

Edhe pse verifikimet nuk kanë konfirmuar ndonjë rrezik real, policia vijon të qëndrojë pranë shkollës për arsye sigurie, ndërsa stafi dhe nxënësit janë evakuuar.

“I nderuar prind, Ju informojmë se në shkollë është dërguar një email dhe duhet që nxënësit të largohen për në shtëpi. Po bashkëpunojmë me policinë. Nuk ka panik dhe të gjithë fëmijët janë shumë mirë! Transporti i fëmijëve do të jetë me furgon ose nga ana e prindërve nëse ka mundësi. Do mbetemi në kontakt. Mësuesja kujdestare“, thuhet në mesazhin drejtuar prindërve të nxënësve.

Akoma nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e Policisë, ndërsa detaje të tjera priten në vijim.

Lini një Përgjigje