
Ish-kreu i ARRSH-së, Dashamir Xhika ka dalë nga ambientet e SPAK ku është marrë në pyetje për gati dy orë nga prokurorët e posaçëm.
Dashamir Xhika nuk dha shumë shpjegime për mediat, teksa u shpreh, ashtu si herën e parë kur u paraqit në SPAK, se bëhet fjalë për një procedurë të kryer në kohën kur drejtonte Autoritetin Rrugor Shqiptar.
Ai mohoi se marrja në pyetje kishte lidhje me aksin rrugor Tiranë Elbasan, ndërsa theksoi se procedura nuk ka shumë lidhje me ARRSH.
“Gjithmonë për një procedurë të kryer në kohën kur kam qenë drejtor i ARRSH”, tha ai.
I pyetur nga gazetarët nëse bëhet fjalë për rrugën Tiranë Elbasan, ai u përgjigj shkurtimisht: “Jo”, ndërsa shtoi se “për një procedurë që s’kishte lidhje shumë me ARRSH”.
Gjika mbërriti i vetëm në ambientet e SPAK rreth orës 10:00. Ai është paraqitur në SPAK edhe më 14 maj 2024, ku qëndroi rreth 30 minuta brenda ambienteve të organit të akuzës dhe në një deklaratë për mediat u shpreh se u mor në pyetje për një procedurë në kohen kur drejtonte ARRSH-në.
Ish-drejtori më 4 shkurt 2018 u arrestua për abuzime me segmentin rrugor Elbasan-Gjinar. Ai u lirua më 23 nëntor 2023 pas një vendimit të togave të Gjykatës Penale që ndryshuan masën në “arrest shtëpie”.
Lini një Përgjigje