TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2024, 12:31

Spiro Maliqi, zyrtarisht Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile

Shkruar nga Pamfleti

Spiro Maliqi, zyrtarisht Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile

Spiro Maliqi emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Gjendjes Civile. Vendimi është firmosur nga ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha.

Maliqi vjen në këtë post pas një karriere në administratën publike.

Ai ka punuar në Ministrinë Për Europën dhe Punët e Jashtme, Ministrinë e Infrastrukturës, Ministrinë e Drejtësisë etj. Ai u kthye në Elbasan si shef i Kabinetit për Bashkinë e Elbasanit.

Më pas ai u emërua prefekt i qarkut të Elbasanit. Karriera vazhdoi si këshilltar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Në shkurt të këtij viti, Kryeministri Edi Rama e emëroi atë kreun e i ri të Agjencisë së Programeve të Veçanta të Shtetësisë.

Lini një Përgjigje