TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2024, 07:46

A duhet të japë dorëheqjen Erion Veliaj?! Avokati: Nuk ka detyrim, s'besoj se SPAK do shkojë te arresti

Shkruar nga Pamfleti

A duhet të japë dorëheqjen Erion Veliaj?! Avokati: Nuk ka

Avokati Arbër Hoxha nuk beson që SPAK të kërkojë arrestimin e kryebashkiakut Veliaj. Sipas tij, Veliaj nuk do të japë dorëheqjen dhe ligjërisht nuk e ka detyrim ta bëjë këtë.

S’e besoj të japë dorëheqjen, ligjërisht nuk ka asnjë detyrim. Unë nuk besoj që SPAK apo gjykata të miratojë një kërkesë për arrestimin e Veliajt. E shumta mund të jetë masë detyrim paraqitjeje apo ndalim për të dalë jashtë vendit”, tha ai në emisionin Review.

Hoxha u shpreh se deklarata e Ramës për Veliajn tregon një standard të dyfishtë ndryshe nga qëndrimi që ka treguar më herët ndaj ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Lini një Përgjigje