
Pedagogu Zylyftar Bregu tha 2024 mund të cilësohet si viti i SPAK për shkak të disa dosjeve të nxehta të hetuara nga Prokuroria e Posaçme.
Teksa renditi disa prej tyre që nga arrestimi i Ilir Metës e deri te Berisha, Bregu u shpreh se SPAK do të duhet të japë llogari para publikut në vitin 2025 për këto dosje.
Ai tha gjithashtu se SPAK ka hetuar biznesmenë, përfaqësues të krimit të organizuar dhe për herë të parë ka ngritur një akuzë të rëndë për gazetarët.
“2024 është vit i SPAK sepse së pari, ka arrestuar një deputet, ka arrestuar një personalitet të politikës si Ilir Meta, ka fituar lirinë Sali Berisha, ka shpallur akuzën ndaj Veliajt, kjo është buqeta e dosjeve të nxehta që SPAK i dhuruar opinionit publik. SPAK ka hetuar biznesmenë, përfaqësues të krimit të organizuar dhe ka ngritur një akuzë të rëndë për gazetarët, për herë të parë. Këto më bëjnë ta quaj viti SPAK. Në 2025 SPAK duhet të japë llogari për këto dosje, por tani është në fazën e regjistrimeve”, tha Bregu për “Euronews Albania”.
Lini një Përgjigje