TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2024, 20:43

Shërbimi “in vitro” në spitalin shtetëror, mjeku: Rrritet numri i çifteve në vështirësi për të pasur një fëmijë

Shkruar nga Pamfleti

Shërbimi “in vitro” në spitalin shtetëror, mjeku:

Pas lindjes së bebes së parë me fekondim invitro, në maternitetin “Koço Gliozheni”, rritet kërkesa e çifteve shqiptare që nuk kanë munduar te kenë një fëmijë prej vitesh.

Profesor Orion Gliozheni, i cili drejton qendrën e teknikave të riprodhimit të asistuar, tha se bebja e parë e lindur nga një nënë 41-vjeçe ishte suksesi i parë, por dhe gratë që paraqiten janë në moshë relativisht të madhe.

“Numri çifteve që hasin vështirësi për të pasur një fëmijë sa vjen e rritet. Shumë prej tyre i drejtohen klinikave private, ku kosto financiare është e lartë. Në këtë qendër, kjo kosto përllogaritet afro 4 milionë lekë të vjetra dhe për vitin e parë do të kryhen 100 fekondime invitro, shpenzimet e të cilave përfshirë dhe analiza i mbulon Ministria e Shëndetësisë. Deri më tani nga 19 çifte që i janë nënshtruar kësaj procedure, 9 nena janë shtatzënë”, u shpreh Gliozheni për "TCH".

Lini një Përgjigje