TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Dhjetor 2024, 17:37

Jorgo Goro merret sërish i pandehur nga SPAK, dy trojet ku abuzoi me detyrën

Shkruar nga Pamfleti

Jorgo Goro merret sërish i pandehur nga SPAK, dy trojet ku abuzoi me

SPAK, ka përfunduar hetimet për dosjen e dytë penale kundër Jorgo Goros, ish-kryetarin e Partisë Socialiste në Bashkinë Himarë, i cili u arrestua në 23 Mars 2024 me urdhër të prokurorisë së Posaçme.

Vendimi për mbylljen e hetimeve është kryer disa javë pasi Gjykata e Posaçme, vendosi të kalojë në seancë gjyqësore dosjen e parë kundër tij, ku ai akuzohet për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” të kryer në dy raste dhe “Mosdeklarim pasurie”.

Tashmë pritet që edhe hetimi i dytë për sipërfaqe toke të quajtura “Vllatorja” dhe “Moskato”, të cilat ndodhen në zonën e Himarës, pritet të kalojnë në gjykim.

Hetimet nisën pas kallëzimit të bërë në vitin 2022 nga mësuesi i shkollës 9-vjeçare në Himarë, Irakli Likoka.

Rasti është hetuar fillimisht në Vlorë dhe më pas çështja ka kaluar në SPAK, duke çuar në caktimin e një mase të dytë sigurimi “Arrest në burg” për Jorgo Goron.

Tashmë hetimi kundër ish-zyrtarit të Partisë Sociliste është mbyllur dhe çështja pritet ti kalojë për shyrtim gjyqësor, Gjykatës së Posaçme./Oranews

jorgo goro spak

Lini një Përgjigje