
Festat e fundvitit kanë sjellë dhe rritjen e qarkullimit rrugor. Në disa akse janë krijuar radhë kilometrike, por ka dhe nga ata që janë të paduruar dhe që nuk pyesin për askënd.
Policia ka ndëshkuar sot dy drejtues mjetesh, që janë kapur me shpejtësi “skëterrë” në aksin Peqin-Elbasan, duke u kthyer në burim aksidenti për të gjithë.
“Shpejtësia vret jetën! 198 km/h deri në 202 km/h në aksin rrugor Peqin -Elbasan, ku shpejtësia e lejuar është 80 km/h, ku trafiku është ende shumë i lartë. Shpejtësi që rrezikojnë seriozisht jetën e përdoruesve të rrugës. Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore, ka ndaluar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve me masa maksimale dhe zbritje deri në 8 pikë nga Leja e Drejtimit.
Policia Rrugore apelon dhe njëherë për të gjithë drejtuesit e mjeteve, për zbatim me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor.
Stop shpejtësisë fluturuese para se aksidenti t’ju ndalojë juve.
Kujtoni gjithmonë: Qarkullojmë më ngadalë për të jetuar më gjatë.
Drejto automjetin duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor – familja po të pret në shtëpi.
Të gjitha akset rrugore nacionale dhe qendrat urbane, monitorohen me mjete inteligjente nga Njësia Operacionale e Drejtorisë së Policisë Rrugore dhe Policia Rrugore vendore në çdo qark”, njofton policia.
Lini një Përgjigje