TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet14 Korrik 2023, 20:20

SPAK i drejtohet gjykatës, kërkon zyrtarisht arrestimin e Ahmetajt

Shkruar nga Pamfleti

SPAK i drejtohet gjykatës, kërkon zyrtarisht arrestimin e Ahmetajt

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar zyrtarisht arrestimin e ish-ministrit Arben Ahmetaj. Pas vendimit të Kuvendit për t’i hequr atij imunitetin, SPAK i është drejtuar Gjykatës së Posaçme duke kërkuar masë sigurie “arrest me burg” për Ahmetajn.

SPAK ka ngritur 3 akuza ndaj Ahmetajt, akuza që tani do të testohen në gjykatë. Do të jetë GJKKO, e cila me shumë mundësi nesër do të vendosë nëse do ketë ‘arrest me burg” apo ndonjë masë tjetër sigurie.

Nëse gjykata e aprovon, atëherë SPAK duhet të vërë në dijeni policinë për arrestimin e ish-ministrit.

Sipas ligjit, policia duhet të shkojë në banesën e ish-ministrit dhe të kërkojë arrestimin e tij. Nëse ai nuk është në banesë, atëherë duhet të lëshohet fillimisht një urdhër ndalimi kombëtar. Pra të gjitha forcat e rendit në vend duhet të njoftohen se Ahmetaj është person në kërkim dhe duhet arrestuar. Pasi të sigurohet policia se ish-ministri nuk ndodhet në vend, atëherë duhet të nxirret një urdhër ndërkombëtar dhe të vihet në dijeni Interpol.

Vetë Ahmetaj  ka deklaruar se është jashtë vendit dhe nuk ka ndërmend të dorëzohet nëse nuk zbardhet si duhet e vërteta. Avokati i tij tha se ish-ministri ndodhet në Angli. Ndërkohë në mëngjes Ahmetaj lëshoi një mesazh të fortë. Ai u shpreh hapur se arrestimi tij është i porositur duke thënë se nuk ka shkelur asnjë ligj.

ahmetaj spak

Lini një Përgjigje