
Gazetari Artan Hoxha ka zbërthyer deklaratën e kryeministrit mbi rastin e Arben Ahmetajt.
Rama dukej nervoz dhe i merrej pak fryma. Ai vendosi të dilte me një mesazh video, duke shmangur gazetarët.
Sipas Artan Hoxhës, kjo tregon se ai e ka pisk punën dhe atmosfera rreth tij është bërë mbytëse. Gazetari shprehet se me Tahirin jashtë dhe Ahmetajn në arrati, Rama nuk është aspak komod.
“Dihatja e thelle gjate leximit të deklaratës dhe vështirësia në frymëmarrje, tregonin qarte se loja tashmë ka marre një dimension të ri… Me ish-krahun e djathte jashtë qelive të burgut dhe larg kontrollit te tij, do te jete më e vështirë të ruajë balancat, tashme të zhballancuara të lukunisë së hienave që ka pas…”, shkruan ai.
Sa herë që Padishaut i mbahet fryma, kur lexon deklarata të shkruajtura më parë dhe nuk lejon prezencën e gazetarëve për t’iu shmangur pyetjeve të sikletshme, atmosfera rrotull tij është bërë mbytëse…
Edhe pse është zhegu i meskorrikut, Padishau, si rrallëherë, u shfaq serioz, i veshur me kostum për stinët më të fresketa të vitit dhe i mbërthyer deri në fyt me gravatë pa gjallesa ekzotike shumëngjyrëshe.
Dihatja e thelle gjate leximit të deklaratës dhe vështirësia në frymëmarrje, tregonin qarte se loja tashmë ka marre një dimension të ri…
Me ish-krahun e djathte jashtë qelive të burgut dhe larg kontrollit te tij, do te jete më e vështirë të ruajë balancat, tashme të zhballancuara të lukunisë së hienave që ka pas…
Mbahu “tigër”, mos u dorëzo…
Rezisto, qofte dhe si “lepur”…
“Pemëtoret me dardha” te pushtetit, nuk i rrezikojnë ulërimat e “tigrit”, por brejtjet e lëvoreve të pemëve nga “lepujt”…
Lini një Përgjigje