TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 8 Nëntor 2023, 20:33

“SPAK është kolauduar shumë mirë në SHBA”, Frrok Çupi: Pas Berishës, as Meta nuk do të kursehet!

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK është kolauduar shumë mirë në SHBA”,

Analisti Frrok Çupi duke komentuar veprimet e SPAK, i cili ka nisur të prekë “klasikët” e tranzicionit, deklaroi se u thye muri i çeliktë i të paprekshmëve.

Në një intervistë për emisionin “Real Story” në “Abc News”, ai tha se pas vënies nën hetim të ish-kryeministrit Berisha, SPAK tregoi se nuk do të kursejë askënd

U thye muri i çeliktë I këtyre njerëzve të lartë, të cilët janë korruptuar dhe janë me ngarkesa shumë negative në raport me krimin, në momentin që u mor nën hetim Sali Berisha, do të thotë se zinxhiri poshtë është krejtësisht I këputshëm dhe i prekshëm.  Iliri nuk është më shumë se Sali Berisha, dhe parë në këtë aspak, do thotë se nuk kursehet askush. Kjo është një ditë që e kemi mbërritur dhe është një ditë shumë e shënuar dhe ky proces nuk ka për të pasur kurrë ditë të fundit, sepse kjo do vijojë shumë gjatë. Jemi në dyert e një pamje ku Shqipëria do regjistrohet që më në fund u fshehën mafiozët më të mëdhenj  të vendit dhe të rajonit dhe pak më tej se rajoni. Do bëhen krahasim me Al Capone, Escobar dhe të tjerë dhe dita kur do shkojë më thellë ky proces, do jetë një ditë që do jetë harruar fillimi”, tha ai.

Ai shtoi se SPAK është kolauduar shumë mirë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se ka marrë porosi të detajuara nga Uashingtoni.

SPAK është kolauduar shumë mirë në SHBA. Nëse FBI në thonjëza është vjetërsuar, ky është një FBI plot entuziazëm, plot dinamikë, me plot porosi, me plot thasë që do t’i mbushë dhe t’ia çojë Amerikës dhe është momenti që për mua duket si e papritur ajo që thatë, pasi SPAK po vepron si helikopterët Apash në Kosovë në vitin 99, që dalin papritur pas një shkurre. Të gjithë duhet të kuptojmë se SPAK shfaqet Në çdo moment, është karikuar, është furnizuar me karburantin e provave“, tha ai.

Çupi meta

Lini një Përgjigje