
Paraqitja e Ilir Metës në SPAK është kryelajmi që na vjen sot nga politika dhe drejtësia. Gazetari Adriatik Doçi i ftuar në Shqip nga Dritan Hila foli për skemën e CEZ-DIA-s dhe rolin e Ilir Metës në këtë aferë.
Gazetari u shpreh se Meta përfitoi miliona euro nga kjo aferë. Doçi tregon provat dhe dëshmitë që e çuan Metën në SPAK, ndërsa shtoi se ishte miku i kreut të LRI-së, Elvis Mataj që u bë bashkëpunëtori i drejtësisë në këtë çështje.
“200 milionë euro janë vetëm borxh që ia ka dhënë ÇEZ-it, shteti shqiptar, Ministria e Energjetikes. Pasi u dha ky borxh, CEZ-i deshi t’u kthente reston këtyre. Duhet të ndaheshin lekët. CEZ-i pasi u falën paratë, instruktoi disa afera të ndryshme mes së cilave edhe CEZ-DIA, paratë kompanive të lidhura me Sali Berishën dhe Ilir Metën. DIA është kompani e Kastriot Ismailajt që do të mblidhte borxhet e CEZ-it. Por borxhet ishin komplet fiktive, paraqiste vetëm dokumente kompania DIA dhe CEZ-i kalonte lekët në llogari. Cili është roli i Ilir Metës. Administratori dhe pronari ishte Kastriot Ismailaj, miku i ngushtë i Metës. Ndërsa drejtori ekzekutiv ishte Elvis Mataj, që dyshohet se është bërë bashkëpunëtori i SPAK-ut. Ai ishte një nga njerëzit më të besueshëm të Ilir Metës, por u zunë rrugës gjatë pazareve. Ka qenë kryetar i LRI-së në vitin 2005. Pra dy njerëzit e Metës, administrojnë kompaninë DIA. Pasi iu ndërpre kontrata DIA-s, ajo e çoi çështjen në arbitrazh. Mirë që vidhnin paratë tona, por donin ta vazhdonin vjedhjen edhe në arbitrazh. Më vonë u tërhoqën, por gjatë këtij procesi, përfaqësuesit e kompanisë që kishte kontraktuar për të mbrojtur interesat tona thanë që Ilir Meta ka kërkuar shuma të mëdha ryshfeti nga kompania DIA, deklaratë e cila u mohua nga Meta. Por është në dosje. Jozef Hejsek që është ish-shefi ekzekutiv i CEZ-it, në procesin e arbitrazhit tha që Meta e çoi Kastriot Ismailajn në DIA, pra e prezantoi si njeriun e tij. Kjo deklaratë përkon me dy deklarata të Dritan Priftit dhe Sali Berishës. Prifti tha se Meta udhëtonte drejt Pragës pikërisht për të finalizuar këtë pazar midis CEZ-it dhe DIA-s. Sali Berisha në 2015-ën bëri të habiturin dhe i kërkonte llogari Metës duke i thënë: Kush të ka autorizuar ty të udhëtosh drejt Çekisë për të finalizuar një marrëveshje të tillë pa dijeninë time. I tha të jepte dorëheqje, të hetohej nga prokuroria etj. Këto deklarata janë në sinkron me njëra-tjetrën, që Ilir Meta ishte kumbari marrëveshjes midis CEZ-DIA”, u shpreh gazetari në DritareTv
Lini një Përgjigje