TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet28 Gusht 2025, 20:15

“SPAK ende larg pritshmërive”, Artan Hoxha: Po harxhon kohë me çështje modeste, fokusi të jetë politika

Shkruar nga Pamfleti

“SPAK ende larg pritshmërive”, Artan Hoxha: Po harxhon

Gazetari Artan Hoxha, ka folur për aktualitetin në vend, kryesisht për punën e SPAK, ku ditët e fundit ka kryer disa aksione.

Hoxha tha në “News 24” se SPAK prandaj është krijuar, por në krahasim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda që ishte para kësaj strukture, vetëm në luftën antikorrupsion ka bërë diferencën, si dhe në hetimet e grupeve të organizuara kriminale.

Artan Hoxha: Për sa kohë do të jetë SPAK, do të ketë arrestime të tilla. Një prokuror i SPAK ka të njëjtën mbrojtje si kryeministri. I vetmi ndryshim që bën SPAK në krahasim me Krimet e Rënda të dikurshme, është antikorrupsioni, ndërsa për krimet e rënda më shumë po punon me dosjet e ardhura nga jashtë. Nuk infiltron si dikur Prokurorinë e Krimeve të Rënda.

Gjithsesi, SPAK është ende larg pritshmëritëve, pasi korrupsioni vijon edhe pas 3 mandateve të një subjekti politik që qeveris vendin. Pjesa më efektive që duket është lufta kundër krimit të organizuar. Por hetimet nuk janë për aktivitetet që ndodhin sot, por më të hershme. Ne kemi nevojë për hetime aktuale, sepse grupet e vjetra zëvendësohen shpejt. SPAK duhet të rrisë ritmin, duhet mos harxhojë energji për disa çështje, të përqendrohet gjithnjë të korrupsioni i nivelit të lartë.

Pyetja tjetër: apo i ndjek standardet SPAK? Duhet të përmirësohet shumë edhe në këtë rast. Sot p.sh ishte takimi për strategjinë e grumbullimit dhe përpunimit të plehrave me të njëjtën njerëz që janë akuzuar për inceneratorë, kjo është për të vënë duart në kokë.

Lini një Përgjigje