
Opozita mban sot foltoren e 6 para Kryeministrisë. Në kuadër të kësaj proteste, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash për mbarëvajtjen e situatës.
Sipas njoftimit, nga ora 18:00-20:00 do të jenë të bllokuara disa rrugë të kryeqytetit.
Më konkretisht, nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Policia thekson gjithashtu se mund të ketë kufizime edhe në rrugë të tjera në varësi të skenarit që do të ndjekë opozita. Në rast bllokimi, njoftohet se janë marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Në tubimin e javës së kaluar, u arrestuan 4 protestues ndërsa u proceduan 7 të tjerë pasi hodhën molotovë dhe kundërshtuan punonjësit e policisë. Gjatë tubimit u dëmtuan 3 punonjës policie, ndërsa protestuesit e arrestuar u liruan nga Gjykata dy ditë më pas.
“Në bazë dhe në zbatimit të ligjit “Për tubimet”, Policia e Tiranës ka ndërmarrë të gjitha masat për garantimin e rendit publik, zbatimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve dhe të pjesëmarrësve në tubimin e ditës së sotme, nga ora 18:00 deri në orën 20:00, para Kryeministrisë.
Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:
-Nga ora 15:00 deri në përfundim të tubimit, do të ketë bllokim të lëvizjes së automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.
Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje