TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2025, 12:15

Vlora pa ujë, Ujësjellësi njofton pas 4 ditësh: Mos e pini ujin që merrni nga autobotet!

Shkruar nga Pamfleti

Vlora pa ujë, Ujësjellësi njofton pas 4 ditësh: Mos e pini

Teksa qytetarët e Vlorës kanë hyrë në ditën e katërt pa furnizim me ujë të pijshëm, Ujësjellësi Vlorë ka njoftuar banorët se ujin të cilin marrin nga autobotet nuk duhet ta përdorin për të pirë.

“Ujësjellës Kanalizimeve Rajoni Vlorë, njofton qytetarët se ujin të cilin po e marrin nga autobotet, duhet t'a përdorin për nevoja emergjente dhe jo për përdorim oral”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, të tjerë qytetarë të Vlorës po mbajnë radhë për të mbushur bidonë te Uji i Ftohtë.

Ka qenë një defekt i shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit ka ndërprerë furnizimin. Konkretisht, defekti ka ndodhur në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit, me diametër 1000 milimetra, çka ka bërë që Vlora të mbetet pa ujë.

Ditën e djeshme, qytetarët kanë hyrë me forcë në ambientet e teatrit ku punonjës të Bashkisë Vlorë shijonin mbrëmjen gala, me shishe dhe bidonë uji bosh, si simbol i protestës për problem jetik që kanë thuajse çdo ditë.

Ndërsa ditën e sotme, ata kanë protestuar para Bashkisë duke hedhur vezë dhe letra higjenike drejt institucionit, teka kërkojnë furnizim me ujë të pijshëm. Ata kanë bllokuar edhe qarkullimin e mjeteve në rrugët kryesore të qytetit.

Lini një Përgjigje