TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet29 Dhjetor 2025, 11:25

"Qyteti digjet, këta krihen”/ Protestuesit në Vlorë shkatërrojnë tabelat: Ja ku ikën lekët tona!

Shkruar nga Pamfleti
"Qyteti digjet, këta krihen”/ Protestuesit në Vlorë
Pamje nga protesta

Vijon prej më shumë se një ore protesta e qytetarëve të Vlorës në kërkim të furnizimit me ujë të pijshëm. Në tension e sipër ata kanë shkatërruar një nga tabelat ku jepeshin detaje në lidhje me Ujësjellësin.

“Ja ku ikën lekët tona. Turp, të japin dorëheqjen. Vijmë nga puna nuk lahemi dot”, thonë disa prej tyre.

Ndërkohë qytetarë të tjerë shprehen se nuk mund të gëzojnë një vit të ri ndërkohë që në shtëpi nuk kanë ujë.

“Vlora është në vaki! Qyteti digjet, këta krihen”, u shprehwn ata.

Protesta po zhvillohet për shkak të mungesës së ujit të pijshëm prej katër ditësh, situatë që ka shkaktuar pakënaqësi të madhe te banorët.

Protesta nisi prej ditës së djeshme, kurse sot ka vazhduar me bllokim rruge, hedhje parullash, akuza për abuzime financiare dhe kërkesa për dorëheqje të kryebashkiakes Brunilda Mersni e zyrtarëve të lartë.

 

 

 

Lini një Përgjigje