
Qytetarët e Vlorës janë zhvendosur në rrugën kryesore duke bllokuar qarkullimin. Ata po protestojnë pasi prej 4 ditësh qyteti nuk furnizohet me ujë për shkak të një defekti në linjën kryesore.
Qytetarët kërkojnë prezencën e kryebashkiakes Brunilda Mersini, e cila u tha se ndodhet në vendin ku është dhe defekti.
Rreth orës 11:00, ata kanë bllokuar një nga akset rrugore të qytetit, pasi më parë dështoi tentativa e tyre për t’u futur në ambientet e bashkisë, ku u ndaluan nga forcat e rendit.
Me bidonë uji bosh në duar, vlonjatët hodhën letra higjienike dhe vezë drejt godinës së bashkisë, ndërsa më pas një pjesë e tyre u zhvendos në një nga rrugët e qytetit, duke bllokuar qarkullimin.
Një defekt i shkaktuar në linjën kryesore të transmetimit në tubin kryesor që furnizon depot e qytetit, me diametër 1000 milimetra, ka bërë që Vlora të mbetet pa ujë, ndërsa specialistët nuk kanë mundur ta riparojnë ende.
Lini një Përgjigje