TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet21 Qershor 2025, 21:28

"S'mund të zhduket një shtet me forcë bërthamore", politologu: Izraeli ka butonin e kuq

Shkruar nga Pamfleti

"S'mund të zhduket një shtet me forcë

Politologu Endri Tafani ka folur lidhur me konfliktin në Lindjen e Mesme. Tafani u shpreh se Irani nuk ka asnjë mundësi që ta zhdukë Izraelin, por kërkon të mbajë flamurin e çështjes palestineze.

Tafani tha se nuk zhduket Izraeli, pasi ka butonin e kuq ndërsa shtoi se nuk mund të zhduket një shtet me forcë bërthamore.

“E gjithë kjo është e ndërlidhur me Iranin. Ai ka qëndrimin që Izraeli nuk duhet të ekzistojë dhe të zhduket. A mund të zhduket një shtet me forcë bërthamore? Ai shkel butonin e kuq. Kush e pëson? Fqinjët. Pse e promovon këtë kur nuk e bën dot?

Irani kërkon të marrë flamurin e çështjes palestineze. Irani tenton të ketë një konflikt gjithmonë dhe kërkon të duket sikur do ta mundë Izraelin, gjë që nuk e bën dot arabët e tjerë. Ai kërkon të gjithë arabët që të mblidhen në flamurin e mullahëve. Kjo strategji i ka dhënë efektet e veta. Me Irakun, Sirinë dhe Libanin. Krijoi një bërthamë”, tha Tafani për “A2 CNN”.

Lini një Përgjigje